Iniesta e Podolski përfshihen në sherr

schedule21:37 - 26 Nëntor, 2018

schedule 21:37 - 26 Nëntor, 2018

Dy emra të mëdhenj të futbollit u përfshinë në një sherr masiv në ligën japoneze. Andres Iniesta e Lukas Podolski ishin shumë të dëshpëruar që pësuan gol pas 14 minutash shtesë.

Çfarë mund të ndodhë kur shtesa e lojës shkon 14 minuta, dhe pëson gol?

Asgjë më shumë sesa një sherr masiv, në të cilin mund të përfshihen edhe lojtarët më shembullorë dhe më të edukuar të botës. Këtë fat patën dy yje europianë që luajnë në Japoni, Andres Iniesta dhe Lukas Podolski, pasi ekipit të tyre Visel Kobe i shpëtoi fitorja nga duart në minutën e 104-ët. Ndeshja e kampionatit japonez përfundoi 3-3 ndaj Shimizu S-Pulses, dhe dëshpërimi ishte edhe më i madh sepse ky rezultat u vulos nga portieri kundërshtar, Juxhi Rokutan.

Skenat që pasuan barazimin ishin të shëmtuara, dhe në konflikt u përfshi edhe ish-ylli i Spanjës dhe i Barcelonës, Iniesta, si dhe ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe i Bajernit, Podolski. Në të vërtetë, Iniesta u përpoq ta shuante sherrin, por Podolski bëri të kundërtën. Gjermani u filmua duke shtyrë trajnerët kundërshtarë, përpara sesa ta merrnin dhe ta largonin nga vendi i dhunës. Një fatkeqësi e vërtetë, pasi Visel Kobe po kryesonte 3-1, ndërsa vendasit përfituan nga kartonët e kuq të dy lojtarëve miq. Ishte pikërisht përjashtimi i sulmuesit brazilian, De Souza që solli vonesa të lojës, dhe shtyrjen me 14 minuta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!