Iniesta: Akoma më pëlqen të luaj. Koronavirusi? Në Japoni gjithçka normale

schedule12:55 - 8 Prill, 2020

schedule 12:55 - 8 Prill, 2020

Andres Iniesta u largua në verën e vitit 2018 nga Barcelona pas një jete me fanellën katalanase mbi shpinë. Mesfushori po shijon aventurën japoneze me Vissel Kobe, por është i shqetësuar për situatën që po kalon vendi i tij.

Koronavirusi është përhapur shumë në Spanjë dhe çdo ditë po humbasin jetë qindra persona. Në Japoni është ndryshe, 35-vjeçari tregon situatën për Onda Cero dhe e mbyll deklaratën e tij për të ardhmen si futbollist.

Ekziston shqetësimi për lajmet që vijnë nga Spanja, po e jetojmë me ankth këtë situatë familjarisht. Në Japoni është ndryshe, njerëzit po bëjnë një jetë normale. Rikthimi te Barcelona? Më pëlqen të luaj akoma futboll dhe kam një kontratë deri në vitin 2021 me Vissel Kobe. Ky moment relaksi mund të më ndihmojë për të menduar për diçka tjetër”, deklaron mesfushori i madh spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!