Iniciativa në Britaninë e Madhe: Hani në restorant, paguan ministri

schedule15:56 - 9 Korrik, 2020

schedule 15:56 - 9 Korrik, 2020

Rishi Sunak, kancelar në qeverinë e kryeministrit britanik Boris Johnson ka paraqitur një paketë ndihme për vendin e prekur nga koronavirusi. Për ushqimet në pijet apo restorantet, britanikët do të paguajnë gjysmën kurse pronarët do të rimbursohen nga shteti.

“Hani jashtë, në restorant ose konsumoni në bare dhe klube, paguan Rishi!”.

Në mesin e shumë masave të njoftuara, të cilat së bashku me ato të muajve të fundit do të kushtojnë mbi 350 miliardë paund (rreth 390 miliardë euro, dyfish më shumë se në krizën e vitit 2008 në Mbretërinë e Bashkuar), është edhe ajo e zbritjes së çmimeve me 50%, në bare dhe restorante, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Mekanizmi është shumë i thjeshtë, siç është dhe qëllimi: të rindizet motori i industrisë së restoranteve, e cila gjithashtu është prekur nga pandemia përmes rregullave të vendosura për ruajtjen e distancimit fizik, për të frenuar përhapjen e Covid.

Masa e re e ndihmës nuk shoqërohet me asnjë lloj burokracie, thjesht uluni, hani në restorant dhe automatikisht do të keni zbritjen 50% të çmimit. Më pas, pronari i restorantit ose menaxheri i pub-it do të rimbursohet nga shteti brenda 5 ditësh.

Duket një masë socialiste, përkundrazi është e qeverisë së Boris Johnson e cila, pavarësisht gabimeve të shumta dhe të bujshme në menaxhimin e situatës shëndetësore, deri më tani ka mbështetur ekonominë britanike, me një sërë ndihmash për bizneset, e gjithë kjo për të mbajtur të gjallë sektorët e ekonomisë britanike./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!