Shkarkimi, Meta i kthen përgjigje Kuvendit për Komisionin Hetimor

schedule10:00 - 18 Maj, 2021

schedule 10:00 - 18 Maj, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Kuvendit lidhur me ftesën për t’u paraqitur në seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij. Në përgjigjen e tij,  Meta vë theksin se kërkesa në përmbajtjen e saj nuk “referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”.

Sipas tij, kjo nismë është një formë hakmarrjeje, ndërsa shton se presidenti do të mbetet i vetmi që nuk do të frikësohet dhe i vetmi që “nuk e keni detyruar dot që të shkelë kushtetutën.”

Meta shprehet se Komision Hetimor, është ngritur në shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe Rregullores së Kuvendit, “si produkt i një veprimtarie të tërë parlamentare fiktive, duke krijuar një strukturë hetimore që nuk ka tashmë as legjitimitet për të vepruar.”

Kreu i shtetit thekson se Kuvendi tashmë pas zgjedhjeve të zhvilluara më 25 prill 2021, ndodhet në një periudhë tranzitore, që i duhet të qëndrojë në detyrë si një detyrim kushtetues, por nuk ka as kohë dhe as legjitimitet të ndërmarrë iniciativa për asnjë lloj veprimtarie hetimore, ndaj askujt, dhe për asnjë arsye. /abcnews.al/

PËRGJIGJA E PLOTË E PRESIDENTIT ILIR META

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!