Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Infrastruktura, Rama: Kemi krijuar një rrjet damarësh dhe arteriesh, për një vend që ka ambicie të bëhet kampion i turizmit në Ballkan

schedule17:33 - 15 Prill, 2025

schedule 17:33 - 15 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se janë ndërtuar rrugë, teksa vendi ka ambicie të bëhet kampion i turizmit në Ballkan.

Rama u shpreh se do të rindërtohen rrugë të reja.

“Kur e kemi linçuar korridorin blu, filluan të talleshin. Korridori VIII, është komplet tjetër nga çfarë ishte. Logjika e pjesëve të tjera, është logjika e bërjes së rrugëve, për të sjellë më shumë ekonomi. Nga ana tjetër, për të hapur shtigjet dhe për të rritur hapësirën e një vendi që ka ambicien të bëhet kampion i turizmit në Ballkan. Nëse ne do të vendosnim edhe rrjetet e akseve kryesore, por jo kombëtare, ju do shikonit që brenda për brenda këtyre zonave, ka rrugë të reja të rindërtuara. Kemi krijuar damarë dhe artiere të cilat funksionojnë në vetvete, në rrugë të cilat nuk kanë kuptim pa njëra-tjetrën. Krijimi i një rrjeti damarësh dhe arteriesh që bëjnë sens, sepse janë të lidhura me njëra tjetrën. Ne kemi një shfrytëzim intensiv të një fashe shumë të ngushtë, që i përket detit”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!