“Infrastruktura me zhvillime domethënëse, shumë punë kanë përfunduar”, Rama: Qendra e Monitorit të Trafikut do jetë e pajisur me sistemin më modern

schedule12:32 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 12:32 - 30 Dhjetor, 2024

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama është ndalur dhe te infrastruktura, e cila sipas tij këtë vit që po lëm pas ka pasur zhvillime domethënëse. Sipas Ramës, puna vazhdon në Tunelin e Murrizit dhe ka nisur në supestradën Tiranë-Durrës.

Sakaq, ai ka theksuar se Qendra e Monitorit të Trafikut do të jetë e pajisur me sistemin më modern në botë.

“Këtë vit për infrastrukturën kanë qenë zhvillime domethënëse se shumë nga punët e nisura kanë përfunduar. Po ju kujtoj Thumanë Kasharë, unazën e madhe jeni të ftuar të gjithë për ta shijuar komplet, nëse dëshironi në kryeqytet. Kemi lodin e parë të Elbasan Qafë Thanë. Segmentin Orikum Dukat, Korçë Ersekë, përfundoi dhe e gjithë ajo histeri që u ngrit u tretë për një segment të caktuar. Gjithçka është paguar brenda garancisë nga kompania. Asnjë gjë nuk është prekur nga taksapaguesit shqiptarë. Ajo që ka rëndësi është që ndryshe nga të shkuarën nuk ndodh më fenomeni, që po të shikoni letrat që një vepër publike jepet me një vlerë x dhe kur mbaron ka çmim më të lartë sesa suportuesi.

Po marrë një pikë kyçe ku nga ka goditur syri i keq, Tuneli i Murrizit, për të cilin po bëhet një punë kolosale, pa asnjë kosto shtesë nga buxheti i shtetit. Kur PPP ndahen si duhet, puna ecën, shpresojmë shumë që në pranverë të hapet, por s’dua që të flas më shumë. Është shpallur fituesit për segmenti Kashar Thumanë, Lekaj Fier. Shumë kohë më përpara kur ata në opozitë, më kujtohet një deklaratë dhe ky është korridori blu. Ndërkohë, vijon zgjerimi i aksit Paper Elbasan. Ka filluar puna e superstradës Tiranë Durrës.

Shumë kush kujton se është çështje dëshire, po por të ishte çështje dëshire do t’i kishim bërë të gjithë.

Kanë kaluar vite, por ndoshta i kujtohet se në Martanesh e kemi bërë rrugën në një kohë se sa rruga Kiev Londër. Ajo që është qershia mbi tortë, është Qendra e Monitorit të Trafikut, e cila në sensin digjital do të jetë e pajisur me sistemin më modern në botë. Do të jenë një marrëveshje konkrete me qeverinë e Emirateve të Bashkuara dhe do të monitorojmë trafikun me teknologjinë më të fundit. Çdo makinë, çdo person dhe çdo lloj gjallese tjetër që do të kalojë rrugën, do të jetë i monitoruar”, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!