Informaliteti i pagave, Ibrahimaj: Në fund të shkurtit “zbarkojmë” në terren

schedule10:15 - 22 Shkurt, 2022

schedule 10:15 - 22 Shkurt, 2022

Në fund të muajit shkurt do të nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave të punonjësve.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë Ministria  e Financave do të “zbarkojë” në terren për të parë situatën me informalitetin.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja Delina Ibrahimaj, e cila ka shtuar se kontrollet do të realizohen nga Inspektorati i Punës.

“Në fund të këtij muaji nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave. Kontrollet do të realizohen nga inspektorati i punës për të evidentuar shkeljet e mundshme” tha Ibrahimaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!