“Informaliteti fatkeqësia e futbollit tonë, të marrim shembull nga Kosova”

schedule23:17 - 13 Janar, 2020

schedule 23:17 - 13 Janar, 2020

Në emisionin “Pressing” po diskutohet për dënimin dhe bllokimin e merkatos për Flamurtarin dhe Luftëtarin. Lirim Zalla dhe Agim Canaj shprehin mendimin e tyre, teksa trajneri i njohur fton shtetin të ndërhyjë dhe të marrë shembull nga Kosova.

Kjo ka ndodhur gjithmonë në Europë, për mënyra të transferimit apo deficite të buxhetit. Duhet të dalim nga informaliteti për të prekur të vërtetën. Kjo është fatkeqësia e futbollit tonë, kemi informalitet në aspektin financiar. Edhe FSHF duhet të marrë masa ndaj këtyre problemeve të klubeve. Në Europë i bën Federata kontrollet e klubeve“, thekson Zalla.

Edhe shteti duhet të ndërhyje. Duhet bërë një ligj për sportin që të luftohet informaliteti. Shteti duhet të marrë shembull nga Kosova. Flamurtari dhe Luftëtari kanë nga dy vjet që nuk paguajnë lojtarët. Shumë pagesa bëhen në të zezë. Si do bëjmë biznes në futboll pa luftuar informalitetin?“, deklaron Agim Canaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!