Influencuesja e TikTok, Mahek Bukhari dhe nëna e saj janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë të dy burrave.
Buhari qau kur dëgjoi dënimin për vrasjen e të dashurit të nënës së saj dhe të dashurit të saj. Nëna e saj Ansreen Buhari, 46 vjeç, u shpall gjithashtu fajtore për vrasjet.
Shakib Hussain dhe Mohammad Ijazuddin, të dy 21 vjeç, vdiqën kur makina e tyre u nda në dysh dhe mori flakë pasi doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Ndërsa, Hussain kishte kërcënuar se do të zbulonte lidhjen e dashurisë që ai dhe Ansreen Bukhari kishin./abcnews.al