Inflacioni ulet, por jo çmimet/ Eksperti rendit arsyet: Çfarë duhet të bëjë qeveria

schedule14:38 - 12 Qershor, 2023

schedule 14:38 - 12 Qershor, 2023

TIRANË- Pavarësisht se inflacioni ka shfaqur tendenca rënëse, çmimet e mallrave dhe shërbimeve nuk kanë reflektuar ende një gjë të tillë.

Ferjolt Ozuni, ekspert për çështjet ekonomike i ftuar në “Sheshi i Dollarit” në ABC News tha se ekonomia shqiptare është e ndjeshme ndaj variacioneve të çmimeve ndërkombëtare dhe si e tillë rritja e çmimeve ka efekt të menjëhershëm.

Ai shprehet se në konfiguracionin aktual nuk pritet të kemi ulje çmimesh, kjo pasi nikojnë disa fatktorë.

“Pas çdo krize, ndodh ajo lëvizja e çmimeve. Edhe ne në Shqipëri jemi ekonomi e ndjeshme ndaj variacioneve ndaj çmimeve ndërkombëtare dhe ne i alternojmë këto çmime, shumë shpejt dhe shumë shpesh. Problematika në të cilën ne gjendemi, do të variojë për një periudhë të gjatë. Rritja e çmimeve në momentin në të cilën ndodhemi, është e vështirë të ulen prapë. Sidomos në situatën në të cilën jemi”, tha ai.

Por përse nuk ulen çmimet kur inflacioni ka hyrë në trajektore rënëse, eksperti dha disa arsye, ndërsa argumentin kryesor e bazoi tek importet. Sipas tij, ekonomia vendase bazohet më shumë tek importet dhe kjo do të shtrijë efektin e saj në rritjen e çmimeve te mallrat dhe shërbime të kësaj kategorie.

“Faktet teorike janë shumë, pro ajo që mbizotëron se një pjesë e mirë e ekonomisë varen nga importet. Në këto kushte, sot pavarësisht se inflacioni ka pasur rënia, këto çmime do vijojnë të mbeten kështu deri në momentin të përfundimit të stokun ekzistent, por nuk duhet harruar dhe fakti se kemi shumë raste abuzimi”, tha ai.

Ai theksoi se edhe kursi i këmbimit ndikon në mos-uljen e çmimeve në Shqipëri.

“Kryesisht produktet e shportës dhe të tjera bazike, kanë për të pasur këtë ritëm çmimi dhe për një kohë të gjatë duke pasur parasysh se jemi në prag të kulmit të sezonit veror. Sot ndikohemi edhe nga kursi i këmbimit. Shpenzimet më të mëdha dhe të ardhurat më të mëdha i kemi në euro, kjo automatikisht ndikon”, tha ai.

Për të nxitur konsumin dhe mbrojtjen e qytetarëve, eksperti tha se qeveria shqiptare duhet të marra masa, ku njëra prej tyre të ishte heqja e tvsh për produktet e shportës.

“Me rritjen e çmimeve , konsumi do të tkurret. Duke u tkurrur konsumin. Nëse qeveria nuk do të ndërhyjë me ndonjë lloj forme, duke hequr fare tvsh për produktet shportës, atëherë e kemi të vështirë t’i bëjmë ballë, ndryshe jemi me duart lart dhe pastaj do presim se çfarë ndodh me veterregullimin e ekonomisë”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!