Zv/drejtoresha e politikës monetare në Bankën e Shqipërisë, Rajna Hoxholli, në një intervistë për emisionin “ Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për rënien e inflacionit me 3 përqind në muajin mars.
Ajo u shpreh se faktor i uljes së inflacionit është për shkak të rënies së çmimeve të lëndëve të para, ndërsa shtoi se
“Trendi rënës ishte në linjë me pritjet tona. Reduktimi i inflacionit në fillim të këtij viti u shkaktua nga ulja e çmimeve të lëndëve të para. Kemi një trend rënës të inflacioni, kuptohet që rënia është më e madhe te produktet dhe më e pakët të shërbimi. Ndikohen nga: Rënia e çmimit të shërbimeve bazë në vend të huaj; Mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe veprimi i politikës monetare.
Kujtojmë se me rritjen e inflacionit u rrit dhe norma e interesit. “, tha ajo.

