Inflacioni në rënie të fortë/ INSTAT: Transporti kontribuon në uljen e çmimeve

schedule15:11 - 8 Mars, 2024

schedule 15:11 - 8 Mars, 2024

SHQIPËRI- Ritmi i rritjes së çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në shkurt. Sipas të dhënave të INSTAT indeksi i çmimeve të konsumit arriti në 2,6 %  ndërkohë që  një vit më parë ishte 7,1 %.Ulja është gati trefish në krahasim  me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në janar inflacioni u reduktua në 3.4 % në janar, nga 4% që ishte në 2023-shi.

Transporti është nëngrupi që ka vijuar të japë kontributin kryesor në uljen e nivelit të çmimeve në vend por vlen të theksohet që edhe nëngrupi i ushqimeve ka pësuar një ngadalësim të ndjeshëm krahasuar me muajt e mëparshëm.

Ky nivel i inflacionit ka zbritur nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.Ky është një sinjal pozitiv për ekonominë shqiptare pasi Banka e Shqipërisë mund të nisë tashmë një politikë të uljes së normës së interesit duke i bërë këstet e kredive  më të lira për qytetarët dhe për bizneset.

Banka e Shqipërisë parashikonte që inflacioni do të kthehej në objektiv në fund të vitit 2024. Ulja e çmimeve  në këto nivele është ndikuar nga  ecuria e tij në Europë pasi produktet po blihen më lirë.

Po ashtu në favor të uljes së inflacionit ka qenë edhe dobësimi i euros, i cili ka qëndruar në muajt e parë të këtij viti shumë më poshtë  në krahasim me vitet e shkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!