Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Inflacioni në Francë ra paraprakisht në 2.2 për qind gjatë muajit prill

schedule15:59 - 30 Prill, 2024

schedule 15:59 - 30 Prill, 2024

Sipas një vlerësimi paraprak, norma vjetore e inflacionit në Francë ra në prill nga 2.3 për qind në mars në 2.2 për qind, njoftoi këtë të martë Instituti Kombëtar Francez i Statistikave dhe Kërkimeve Ekonomike (INSEE).

Tregjet prisnin që inflacioni i prillit të ishte edhe më i ulët në 2.1 për qind.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 1.2 për qind nga viti në vit në prill, duke u ngadalësuar nga 1.7 për qind e marsit.



Ky ngadalësim i lehtë i inflacionit është pasojë e rritjes më të ngadaltë të çmimeve të ushqimeve dhe duhanit, si dhe rënies nga viti në vit të çmimeve të produkteve industriale”, theksohet në deklaratën në faqen e internetit të INSEE.

Në të kundërt, çmimet e energjisë në prill u rritën me 3.8 për qind nga viti në vit, duke u përshpejtuar në krahasim me 3.4 për qind të marsit.

Në bazë mujore, çmimet në Francë u rritën me 0.5 për qind.

Inflacioni francez i matur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK) i përdorur nga Eurostat u rrit me 2.4 për qind nga viti në vit në prill, me të njëjtin ritëm si në muajin mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!