Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inflacioni drejt rikthimit në objektiv/ INSTAT: Gjatë qershorit arriti vlerën 2.4% nxitur nga turizmi

schedule15:06 - 8 Korrik, 2025

schedule 15:06 - 8 Korrik, 2025

Inflacioni  ka nisur rritjen ndërsa parashikohet të arrijë në objektivin prej 3% të   vendosur prej Bankës së Shqipërisë në fillim të vitit të ardhshëm. INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit  i cili ka shkuar në 2.4% nga 2.2% që ishte një muaj më parë.

Ky rezulton se është një ndër nivelet më të larta të regjistruara brenda një viti. Kjo rritje e çmimeve lidhet veçanërisht me  periudhën e verës kur kërkesa për shërbime turistike, hotele, kafene dhe restorante rritet ndjeshëm.Ndikim kanë dhënë kryesisht çmimet e ushqimeve të nxitura këto edhe nga rritja e konsumit që lidhet me sektorin turistik në vend.Po ashtu  Inflacioni i është kthyer rritjes në muajin qershor, ndikuar edhe nga rritja e çmimeve të grupit “argëtim dhe kulturë”, kjo edhe e lidhur edhe kjo  me nisjen e sezonit turistik.

Sipas Instat krahasuar me muajin Qershor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5 % secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,0 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” si dhe  “Hotele, kafene dhe restorante” .Ndërkohë që me ulje vijon nëngrupi i transportit.

Vetëm pak javë më parë Banka e Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit  në 2.5 % si një masë kjo për të stabilizuar nivelin e çmimeve në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!