Rritja e çmimeve rrezikon që të kalojë në varfëri rreth 40% të popullsisë e cila aktualisht mer një pagë minimale. Ekspertët deklarojnë se rritja e inflacionit nënkupton se një familje i nevojiten 7,5% më shumë lekë për të blerë të njëjtat mallra. Muajt në vijim parashikohet të kemi një rritje të mëtejshme të çmimeve.
Mbi 300 mijë shqiptarë që marin një pagë minimale rrezikojnë që të kalojnë në varfëri për shkak të rritjes së çmimeve. Ekspertët shprehen se kjo situatë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për miratimin e subvencioneve për shtresat në nevojë.
Gjendja parashikohet të përkeqësohet edhe më shumë në shtator e ndikuar kryesisht nga çmimet e energjisë në bursa.
Sipas ekspertëve rritja e inflacionit do të nisë të stabilizohet vetëm në pjesën e dytë të vitit 2024. Ndërkohë vendimi i Bankës së Shqipërisë për të frenuar inflacionin vlerësohet i pamjaftueshëm nëse qeveria nuk ndërhyn me mbështetje financiare. /abcnews.al