Infertiliteti, mjeku grek jep këshillat e duhura: Tek ‘Hygeia’ më shumë shanse shtatzanie se në Athinë

schedule10:15 - 14 Shkurt, 2023

schedule 10:15 - 14 Shkurt, 2023

Dr. Stefanos Chandakas, ekspert per kirurgji laparoskopike & infertilitet dhe shefi i Klinikes së Fertilitetit Hygeia, ka folur sot për infertilitetin dhe trajtimin e tij.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se të gjithë çiftet që duan të kenë fëmijë, por kanë probleme, duhet t’i bëjnë hapat me radhë duke u konsultuar me mjekun. Mjeku ka theksuar se klinika e Hygeia ka ndër laboratorët më të mirë në Europë, madje edhe më të mirë se në Athinë.

Sipas tij, pjesa më e rëndësishme është përgatitja për pjesën e fertilitetit, sepse duhen kontrolluar hormone e gruas dhe sperma e bashkëshortit.

“Zakonisht ne i themi çifteve që kanë kryer marrëdhënie pa masa mbrojtëse nga 8 deri në 10 muaj dhe nuk ka pasur fertilitet, atëherë duhet të kontrollohet. Atëherë nëse kemi një çift që pas 8 deri në 10 muaj, gruaja nuk arrin të ngeli shtatzënë, atëherë duhet të shkojë në një doktor të veçantë, ose duhet të identifikojnë ndonjë problem të mundshëm qe mund të ketë çifti. Problemet vijnë 50% nga burrat dhe 50% nga gratë, dhe ne duhet të kontrollojmë diçka, mund të kontrollojmë burrat, të cilët zakonisht mund të kenë probleme me spermën. Ndërkohë, me gratë duhet të kontrollojnë hormonet, fertiliteti dhe anatominë. 70% të rasteve mund të zbulojmë diçka, diçka të vogël, procedurë apo diçka shumë shumë e vogël, por është shumë shumë e rëndësishme të shkojnë te doktori.

Pjesa më e rëndësishme është përgatitja për pjesën e fertilitetit, sepse ne duhet të kontrollojmë hormone e gruas, ndoshta duhet t’i japim disa ilaçe, ndoshta duhet të jenë disa gjëra të vogla që ndikojnë në shtatzëninë. Pra, ne duhet të ndihmojmë edhe spermën e bashkëshortit me ilaçe. Ne duhet të bëjmë këtë punë parapërgatitore përpara se të shkojmë te doktorët e tjerë. Ne shikojmë shumë shumë çifte, të cilët janë përpjekur për shumë vite me radhë dhe nuk e kanë bërë këto testimet, sepse ka pasur një mungesë të procedurës parapërgatitore dhe nuk kanë pasur mundësinë që të kenë një fëmijë. Pra, në klinikën tonë, ne duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur. Ne jemi duke filluar me imtësi, duke bërë raportin mjekësor të burrit dhe gruas. Përpiqemi të identifikojmë probleme që përmendem dhe t’i zgjedhim. Duhet të kemi parasysh që ne kemi një nga laboratorët më të mirë në Europë me 70% sukses. Madje, duhet të themi që laboratorët te klinika jonë janë më të mirë se në Athinë”, u shpreh ndër të tjera mjeku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!