Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli mbrëmjen e sotme në emisionin Log., për rastet e infermiereve shtatzëna të cilët vijojnë punën në spitalet Covid.
Lexo edhe: Manastirliu publikon foton e infermieres shtatzënë që shërben në Infektiv: Nuk e ndali kurrë punën
Ministrja u pyet nga gazetarja Jonida Shehu, se sa është e lejuar që të ndodhë kjo, duke rikujtuar edhe publikimin e fotos nga vetë ministrja, ku dukej një infermiere shtatzënë në krye të detyrës.
Lexo edhe: Kina i ofroi vaksina Shqipërisë, Manastriliu në “Log.”: Jemi duke shqyrtuar të gjitha rrugët
Pyetje: Sa shtatzëna punojnë në spitalet Covid dhe a është e lejuar kjo me Kodin e Punës?
Lexo edhe: Infermierja shtatzënë në krye të detyrës, Rama: Krenar për bluzat e bardha
Manastirliu: Në dijeninë time janë dy nëna të reja. Njëra prej tyre tashmë është bërë nënë. Në fakt ka sakrifikuar edhe veten e saj për të punuar në spitalin Covid. Fotoja e nxjerrë në median sociale është për të treguar sakrificën, nuk është përfshirë në ambiente ku ka pasur virulencë të lartë.
Ajo ka treguar punën e madhe, mos paragjykoni çdo gjë. Ligjin e ruan punëdhënësi por edhe punëmarrësi, dhe për sa kohë vajza ka dashur të ofrojë shërbim mbrojtja ka qenë dhe në momente të caktuara është ruajtur që të mos jetë e ekspozuar direkt. Në të gjithë spitalin ka ekspozim. Edhe po të punosh në pediatri, je i ekspozuar ndaj virusit.
Gjithashtu një tjetër rast që u soll në vëmendje këtë të enjte ishte 33-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci e cila kërkoi ndihmë që të transportohej në Turqi.
Manastirliu tha se në këto raste ndiqen me kujdes nga mjekët dhe se nëse do të gjykohet se do të këtë nevojë për më tepër, atëherë autoritetet do të jenë të gjithmonë të gatshme.
“Është e vërtetë që gjendja është e rëndë mjekët janë duke bërë të pamundurën për të siguruar të gjithë trajtimin mjekësor. Nëse do të gjykohet që ka nevojë për më tepër në do të jemi të gatshëm. Fëmija di që momentalisht është në gjendje të qëndrueshme. Mjekët janë duke bërë më të mirën e tyre. Çfarë do të thonë mjekët atë do të bëjmë edhe ne”, tha më tej Manastirliu.
/abcnews.al/