Infermierja shtatzënë në krye të detyrës, Rama: Krenar për bluzat e bardha

schedule10:52 - 24 Shkurt, 2021

schedule 10:52 - 24 Shkurt, 2021

Kryeministri edi Rama këtë të mërkurë ka reaguar ndaj punës së lodhshme dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve në këtë luftë të ashpër me Covid.

Rama ka zgjedhur që krahas shkrimit të tij falenderues për mundin e bluzave të bardha ka postuar një foto ku duket se si një infermiere shtatzënë është në krye të detyrës mes rrezikut të Covid.

Ndër të tjera Rama shkuan se infermierja e palodhur e Spitalit Covid 1, vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën!

“Në armatën e bluzave të bardha, që bëjnë dallimin e madh në këtë kohë lufte për shëndetin, është edhe një brez i ri profesionistësh si Xhorxhina Metushi.

Prej ditës së parë të përballjes me Armikun e Padukshëm, infermierja e palodhur e Spitalit Covid 1, vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën!

Krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendit, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre?

#Heronj”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!