Një infermiere kanadeze që u infektua me koronavirus muaj më parë, ka rezultuar tetë herë pozitive në 50 ditët e fundit.
Sipas mediave të huaja, më 31 mars, Tracy Schofield nga Ontario, filloi të përjetojë simptoma të tillla si ethe dhe gulçim.
Të nesërmen ajo u testua për herë të parë për COVID-19, dhe doli pozitive.
Schofilet, 49 vjeçe, kaloi dy javë në izolim, por testi i saj i dytë doli përsëri pozitiv, dhe që atëherë rezultoi edhe gjashtë herë të tjera pozitive me koronavirus.
Ekspertët shëndetësorë thonë se ka të ngjarë që qelizat e vdekura të virusit ende qarkullojnë në trupin e saj por që ajo nuk mund të infektojë persona të tjerë./abcnews.al