Infermieri ndan fotot dhe dhimbshme: Ky është ndikimi që pati koronavirusi tek unë

schedule09:49 - 22 Maj, 2020

schedule 09:49 - 22 Maj, 2020

Fotot e një infermieri në San Francisco që u sëmur me koronavirus janë bërë virale në rrjet. Kjo pasi ai ka ilustruar se çfarë ndikimi pati në fizikun dhe shëndetin tij beteja me koronavirusin.

Mike Shultz kaloi më shumë se gjashtë javë në spital, pasi u infektua me virusin korona dhe pjesën më të madhe të kohës ishte i lidhur me ventilatorin. Mike e ndau historinë e tij në rrjetet sociale në mënyrë që të paralajmëronte të tjerët për rreziqet që vijnë nga Covid-19.

Ai shkruante:

“Doja që t’u tregoja të gjithëve sesa e rëndë mund të jetë që të jesh për gjashtë javë, në efekt qetësuesish, një ventilator apo i intubuar. Veç gjërave të tjera, COVID-19 më reduktoi kapacitetin e mushkërive me pneumoni.”

Infermieri u shpreh se pasi u sëmur kaloi më shumë se tetë javë larg familjes dhe miqve, ndërsa shton se do të punojë për të përmirësuar kapaciteti e mushkërive.

“Do të kthehem sërish po aq i shëndetshëm saç kam qenë më parë”, shton ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!