Infermieri i propozon të dashurës për martesë në mënyrën më të veçantë

schedule08:22 - 5 Janar, 2021

schedule 08:22 - 5 Janar, 2021

Një infermier në Itali ka bërë propozimin më të pazakontë për të dashurën e tijm në këto kohë pandemie. infermieri nga Brindisi shkroi propozimin për martesë në veshjen anti-Covid që mban çdo ditë për punë.

32-vjeçari punon në departamentin e Pneumologjisë të spitalit Ostuni, Brindisi. “Carmelì, do të martohesh me mua? Po, jo,” shkroi ai në pjesën e pasme të veshjes.

Më pas e postoi foton në Facebook dhe etiketoi të dashurën e tij. Përgjigjja nuk vonoi shumë. Ajo u përgjigj me një po, përsëri në Facebook.

“Rezultova pozitiv me Covid, midis të parëve, në ballë të luftës kundër virusit dhe gjithmonë ndër të parët që vaksinohen, thotë infermieri, m’u përforcua ideja që jeta reale përbëhet nga gjëra të vogla dhe të thjeshta, të tilla si miqtë më të ngushtë, familja e origjinës dhe e ardhmja”.