Infermieres i bie të fikët pasi merr vaksinën anti-Covid

schedule18:31 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 18:31 - 18 Dhjetor, 2020

Një infermiereje në Spitalin Memorial CHI në Tenesi, i ra të fikët gjatë një konference shtypi menjëherë pasi mori vaksinën e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Infermierja Tiffany Dover ishte ndër infermieret e para në Chattanooga, Tenesi, që mori vaksinën. Ajo po jepte një intervistë për shtypin lokal të lajmeve News Channel 9 kur papritmas filloi të ndihej keq.

Më vjen keq që jam vërtet e trullosur. Më vjen keq ... ‘tha ajo para se të binte përtokë ndërsa dy kolegë nxituan ta kapnin.

Më pas infermierja u përmirësua dhe kolegët e saj këmbëngulën se nuk kishte asnjë lidhje me vaksinën.

“Është një reagim që mund të ndodhë shumë shpesh me çdo vaksinë ose injeksion”,  tha Dr. Jesse Tucker, Drejtor Mjekësor i mjekësisë së kujdesit kritik në CHI Memorial, i cili gjithashtu mori vaksinën. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!