Infermierë, punonjës burgu dhe fasonerie, ku janë rastet e reja në Berat

schedule16:36 - 5 Nëntor, 2020

schedule 16:36 - 5 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot një numër rekord rastesh me të infektuar, 421 brenda 24 orëve të fundit. Nga këto, 30 prej të infektuarve janë në Berat.

Abcnews.al mëson se të infektuarit e Beratit janë: 2 infermiere , 2 punonjës të burgut , 1 në fasoneri , 1 në Hipotekë ,1 nxënës shkolle, 1 shitës , dhe rastet e tjera pensionistë.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese, ndërsa ministria raporton çdo ditë shifra rekord. Fatkeqësisht vijon të jetë i lartë edhe numri i personave që humbin jetën si pasojë e virusit të rrezikshëm. Në 27 orët e fundit u konfirmuan 7 të vdekur. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!