Siri Runaj ndërroi jetë sot pasi ra nga pallatio në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ngjarje e cila ka tronditur qytetin.
60 vjeçariu ra nga ballkoni në rrethana ende të paqarta duke humbur jetën në vend.
Ai ishte infermier me profesion, ndërsa mbante edhe detyrën e sekretarit të Kryqit të Kuq duke qenë një emër i njohur në qytet për shkak edhe të pasioneve të tij.
Ai ishte edhe anëtar i grupit të polifonisë së qytetit, ndërsa në profilin e tij në “Facebook” shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë. /abcnews.al/