Në Itali ditën e sotme është shënuar edhe rasti më i fundit i të infektuarit nga Koronavirusi, dhe bëhet fjalë për një fëmijë 4-vjeçare.
E mitura 4-vjeçare që është prekur nga virusi vdekjeprurës është nga zona e Castiglione d’Adda. Një vend shumë afër shpërthimit të virusit, në Lombardi.
Janë katër minoren që kanë rezultuar pozitivë nga koronavirusi në Lombardi.
Konfirmimi vjen nga këshilltari rajonal i shëndetit, Giulio Gallera, sipas së cilit bëhet fjalë për vajzën 4 vjeçare, dy fëmijë 10 vjeçar dhe një djalë 15 vjeç.
Të katër, dy prej të cilëve janë në spital, një në San Matteo të Pavia dhe një në spitalin e provincës së Bergamo.
Deri tani janë më shumë se 350 raste të infektuara mes të cilëve 11 të vdekur nga koronavirusi në 9 rajonë të Italisë.
259 raste (mes të cilëve 4 fëmijë) me 9 viktima në Lombardi, 58 raste me 2 të vdekur në Veneto, 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili, 2 në Toskana dhe Liguria, 1 në Alto Adige.
Pritet konfirmimi për një rast pozitiv edhe në Marche. Ministri Azzolina ka garantuar që “nuk ka rrezik që nxënësit dhe studentët të humbin vitin shkollor”./abcnews.al