Një nga të infektuarit ditën e sotme në qytetin e Elbasanit mësohet se është drejtoresha e kopshtit nr. 13 në këtë qytet.
Mësohet se gjithë stafi i këtij kopshti është karantinuar deri në marrjen e tamponëve.
Nuk dihet ende se si është infektuar ajo.
Ky kopsht ka rreth 100 fëmijë dhe një staf prej 11 edukatoresh, ndërsa ndodhet ngjitur me një çerdhe dhe shkollën e muzikës në qendër të qytetit.
Askush nga stafi nuk ka shfaqur simptoma dhe mësohet se drejtoresha e kopshtit nuk ka frekuentuar ambientet e kopshtit prej disa ditësh.
Qyteti i Elbasanit që prej fillimit të epidemisë ka ka aktualisht 232 raste aktive, ndërsa 21 persona kanë humbur jetën.
Ministria e shëndetësisë raportoi gjatë ditës së sotme, se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 5 raste pozitive.
N.D./abcnews.al