Infektohet me koronavirus dy punonjës policie dhe një mësues në Elbasan

schedule01:02 - 21 Tetor, 2020

schedule 01:02 - 21 Tetor, 2020

Shtohen infektimet me COVID- 19 në rradhët e uniformave blu në drejtorinë e policisë Elbasan. Rezultojnë të prekur edhe dy punonjës, një Specialist krimesh dhe një oficer i komisariatit të policisë Elbasan.

Me dy të infektuarit shkon në katër numri i uniformave blu në drejtorinë e policisë Elbasan që janë aktiv me COVID- 19. Ndërkoh pozitiv me COVID- 19 rezulton dhe një mesues në shkollën jopublike “Imelda Lamberdini”.

Numri i mësuesve që janë aktiv me COVID- 19 në sistemin arsimor në rrethin e Elbasanit shkon në 26.