Infektohet me covid, zv/ drejtori i policisë së Tiranës po mjekohet në shtëpi

schedule12:25 - 22 Nëntor, 2020

schedule 12:25 - 22 Nëntor, 2020

Koronavirusi nuk kursen as zv/ drejtorin e policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu. “ABC” mëson se Ziu u infektua disa ditë më parë dhe aktualisht po vijon mjekimin në shtëpi në gjendje të stabilizuar.

Java që po mbyllet ishte e zezë për policinë shqiptare, pasi u infektuan mbi 120 efektivë. Aktualisht mbi 300 efektivë janë të karantinuar në shtëpi si pasojë e infektimit.

5 oficerë janë të shtruar në spitalet Covid për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë 10 prej uniformave blu kanë ndërruar jetë. Pjesa më e madhe e efektivëve të prekur janë ata të rendit dhe te shërbimit qytetar, që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët.

Pak ditë më parë, pozitiv ka rezultuar edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu, i cili po trajtohet në shtëpi./ db/Abcnews.al