Infektohet me Covid, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme dërgohet për kurim në Turqi

schedule23:38 - 9 Nëntor, 2020

schedule 23:38 - 9 Nëntor, 2020

Koronavirusi ka prekur thuajse të gjitha institucionet nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë paralizuar dhe mbyllur për ditë të tërë për t’u rihapur sërish.

Pjesë më e madhe e të infektuarve janë trajtuar në Shqipëri, por ka pasur raste kur janë dërguar për kurim jashtë në Turqi.

Mes institucioneve të prekura është edhe Gjykata e Posaçme, ndërsa gazetarja e “ABC”-së, Glidona Daci mëson se njëri prej gjyqtarëve të këtij institucioni është dërguar për kurim në Turqi, pasi u infektua.

Koronavirusi sot mori 12 jetë, ndërsa u regjistruan 525 raste të reja, një rekord i zi, si asnjëherë më parë nga fillimi i pandemisë. Rekordi i dyfishtë si për viktimat dhe të infektuarit vjen në në një moment kur u vendos mbyllja e vendit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!