Infektohet me Covid-19 Kancelari, mbyllet Gjykata e Krujës

schedule11:23 - 4 Nëntor, 2020

schedule 11:23 - 4 Nëntor, 2020

Është mbyllur Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Krujë.

Shkak për këtë është bërë infektimi me Covid-19 i kancelarit në këtë institucion.

Inspektorati Shëndetësor ka vendosur shiritin pranë kësaj gjykate në të ambientet e të cilit do të dezinfektohen.

Burime kanë njoftuar se nuk është njoftuar ende se si do të vijojë puna për nisjen e proceseve gjyqësore.

Mësohet se një pjesë e stafit u është marrë tamponi, ndërsa kancelari ndodhet i vetëkarantinuar në banesën e tij në gjendje të mirë shëndetësore.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!