Infektohet me koronavirus kreu i Urgjencës, Skënder Brataj: Nuk dihet ku e mori, mbyllet në shtëpi

schedule13:07 - 24 Mars, 2020

schedule 13:07 - 24 Mars, 2020

Koronavirusi tashmë nuk kursen askënd.

Burime për ABC News kanë konfirmuar se ka dalë pozitiv tamponi për drejtorin e Urgjencës, Skënder Brataj.

Skënder Brataj është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin.

Mësohet se Drejtori i Urgjencës Kombëtare është karantinuar dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se ditën e sotme numri i të infektuarve ka shkuar në 123 persona dhe numri i viktimave në 5.

Ndërkohë që 10 persona janë shëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!