Infektohen me Covid 19 familja spanjolle me 13 anëtarë, qëndrojnë në izolim të rreptë

schedule19:59 - 4 Prill, 2020

schedule 19:59 - 4 Prill, 2020

Një familje e madhe spanjolle me 13 anëtarë është konfirmuar pozitive me koronavirus. Mediat spanjolle raportojnë se familja Cebrian Gervas është detyruar të mbyllet në Valladolid në Spanjën veri-perëndim pasi 2 prindërit dhe 11 fëmijët e tyre u diagnostikua pozitiv me COVID-19.

Nëna Irene Gervas ishte e para në familje që testoi pozitive për Covid-19. Ndërkohë kryefamiljari Jose Maria Cebrian u tha mediave lokale: Fëmijët u prekën një nga një. Disa prej tyre po e përjetojnë atë më mirë dhe disa prej tyre pak më keq.

Fëmijët sëmuren një ditë, kanë dhimbje koke, të vjella dhe pas kësaj ndihen mirë. Ditën tjetër as nuk mbajnë mend. Familja është nën një bllokim të rreptë pasi mund të infektojnë të tjerët për shkak të numrit të madh të anëtarëve të familjes nën të njëjtën çati.

Mediat lokale bëjnë me dije se familja po mbështetet tek të afërmit dhe djali i tyre 14-vjeçar lejohet të dalë në farmaci për aq kohë sa ai vesh një maskë për fytyrën dhe dorezat.

Spanja është vendi i dytë në botë për numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi me 11,744 persona dhe mbi 117,000 raste të infektuar. /abncews.al