Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve numri i të shtruarve në spitalin Infektiv ka mbetur i qëndrueshëm në krahasim me një ditë më parë.
ISHP njofton se aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spital 81 pacientë, nga 82 që ishin një ditë më parë, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të të shëruarve në 24 orët e fundit, 36 në total.
“Pavarësisht shërimeve, ka sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”, njofton ISHP. /abcnews.al

