Infektivi plot, 81 pacientë të shtruar me Covid, 2 prej tyre të intubuar

schedule10:44 - 7 Korrik, 2020

schedule 10:44 - 7 Korrik, 2020

Në vendin  tonë vijonë të jenë të larta shifrat e rasteve të teja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 74 raste të reja dhe 2 persona kanë humbur jetën.

ISHP njofton se në spitalin infektiv, vijon të ketë shtrime të pacientëve me Covid. Aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

LEXO EDHE: 74 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, si është harta e shërndarjes

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!