Infektimi me malarie, Aubemeyang: Vuajta pafund për tre ditë radhazi

schedule20:29 - 5 Maj, 2021

schedule 20:29 - 5 Maj, 2021

Teksa të gjithë po luftonin me Covid-19, Pierre-Emerick Aubameyang iu desh të përballje me një tjetër sëmundje: malarien. Kapiteni i Arsenalit u infektua gjatë një grumbullimi me kombëtaren në vendlindjen e tij në Gabon.

Për fatin e tij të mirë, goleadori ka lënë pas krahëve momentet e vështirë dhe në fundjavën e kaluar u rikthye të luajë si titullar dhe të shënojë në sfidën Newcastle-Arsenal, të cilën djemtë e Artetës e fituan 0-2.

31-vjeçari afrikan i është rikthyer betejës me malarien. “Po ndjehesha shumë, po shumë keq. Mendoj se ishte momenti më i keq i jetës time, nuk kam qenë kurrë aq i sëmurë. Nuk e kisha aspak të lehtë.

Për tre ditë me radhë kisha ethe tërë ditën dhe tërë natën, pa ndërprerje“, thekson Aubemeyang, i cili do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Arsenalin në lidhje me kualifikimin në finalen e Europa League.

Sfida e parë gjysmëfinale u fitua 2-1 nga Villareal. Kualifikimi është më i hapur se kurrë. “Topçinjtë” presin në shtëpi skuadrën e Unai Emery, përballje që nis në orën 21:00 të ditës së enjte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!