Infektimi me Covid i Piperos, Bino: Vaksina jep efektin pas dozës së dytë

schedule14:08 - 1 Shkurt, 2021

schedule 14:08 - 1 Shkurt, 2021

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me vijimin e fushatës së vaksinimit për Covid në vendin tonë, ka bërë me dije se sot pritet që të mbërrijnë dhe një pjesë e dozave të porositura nga Pfizer.

Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se Shqipëria me pagesën që ka bërë në portofolin e shpërndarjes së vaksinave Covax do të mund që të sigurojë dozat e nevojshme të çdo vaksine që mund të konfirmohet për Covid.

Në orët në vijim do të jenë në vend dhe kontigjeni i parë i vaksinave të porositur nga Pfizer që do të përdoren sipas strategjisë që ne e kemi përdorur. Në fillim do të vaksinohen punonjësit e bluzave të bardha, jemi në mekanizmin e Covax që ka në portofol shumë vaksina dhe çdo vaksinë që del për shkak të pagesës që kemi bërë do të jemi në linjën e parë të shpërndarjes së vaksinave. Nëse do të konfirmohet dhe vaksina Jonson & Jonson do të merren dozat e duhura po ashtu janë në proces analizimi edhe 17 vaksina të tjera” , ka thënë ajo.

LEXO EDHE:Çomo: Është rritur numri i të shtruarve në spitale, pacientët e rinj po shfaqin komplikacione

Ndërkohë shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka komentuar dhe rastin e infektimit të mjekut infeksionist Pëllumb Pipero.

Bino në fjalën  e saj ka theksuar se mbrojtja nga Covid fillon vetëm pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, që i bie 5-6 javë nga doza e parë.

“Është një rast infektimi nga Sars Cov 2 në periudhën kur nuk janë krijuar antitrupat, ai ka qenë i ekspozuar pasi ai dhe punon dhe kjo është arsyeja se pse ai është infektuar. Të gjithë ato që kanë bërë vaksinën duhet ti zbatojnë njëlloj masat pasi pas dozës së parë krijimi i imunitetit bëhet pas dozës së dytë dhe pas dozës së dytë pas 10 ditëve ose 2 javëve të krijohet dhe mbrojtja ndaj Covid. Nga doza e parë deri në 5-6 javë njerëzit duhet të vijojnë që të mbajnë maska. Dhe nga efikasiteti mbrojtja nga vaksina shkon në 95% nga doza e dytë jo me të parën”, është shprehur Bino./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!