Infektimi i shokut, ankthi i përgjigjeve dhe izolimi: Rrëfehet Klaus Gjasula

schedule21:41 - 14 Mars, 2020

schedule 21:41 - 14 Mars, 2020

Të gjithë janë në panik prej koronavirusit dhe janë mbyllur në shtëpitë e tyre. Lëvizjet jashtë bëhen vetëm për t’u furnizuar me ushqime dhe gjithçka është paralizuar. Rasti i parë me COVID-19 në futbollin gjerman u regjistrua te Paderborn, skuadër e së cilës është kapiten Klaus Gjasula.

I prekuri është Lucas Kilian, teksa mesfushori i kombëtares kuqezi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse është në ankth për përgjigjet e analizave. Gjasula ka dhënë një prononcim për Panorama Sport, aty ku prek disa tema të ndryshme.

Jam mirë, faleminderit. Pak frikë nga situata, por mirë. Jemi të frikësuar, sidomos për fëmijët dhe prindërit. Paderborn? Po, është një person nga ekipi i prekur. Na njoftuan dhe erdhën na bënë analizat të gjithëve. Nuk e di për gjendjen time. Asnjë nuk e di, sepse do na njoftojnë secilin nga ne në fillim të javës që vjen. Në fillim e dëgjuam kur virusi ishte larg. Por, kur u lajmëruam, u trembëm të gjithë.

Duhet të rrimë në shtëpi, të mos lëvizim thuajse fare. Të kemi kujdes për çdo veprim që bëjmë dhe çdo gjë që prekim. Tani secili nga ne në ekip do qëndrojë dy javë pa lëvizur. Është vështirë për të qenë i kujdesshëm me njerëzit e familjes. E theksoj, duhet kujdes ndaj fëmijëve dhe prindërve. Është e vështirë të jem pa futboll, por uroj të kalojë sa më shpejt dhe pa probleme kjo situatë.

Duhet të qëndrojmë pa lëvizur si fillim. Pastaj, pas analizave do të shohim se çfarë do të na kërkohet të bëjmë. Familja e përjetoi me frikë. Është situatë e papërjetuar më parë dhe sigurisht që janë edhe në merak për përgjigjet që do dalin.

Pothuajse rri shtrirë gjithë ditën. Bëj fare pak lëvizje dhe vetëm duke ndjekur televizor. Seriale dhe filma gjatë gjithë kohës. Realisht jam i izoluar nga pjesa tjetër e familjes. Po qëndroj në hotel derisa të mësoj përgjigjen e analizave. Shqetësime? Jo nuk kam asgjë. Jam mirë si gjithmonë”, përfundon Jurgen Gjasula. /abcnews.al