Infektimi i Rodgers: Mezi ecja, më dukej sikur po ngjisja Kilimanxharon

schedule18:28 - 29 Maj, 2020

schedule 18:28 - 29 Maj, 2020

Brendan Rodgers e ka mbajtur sekret prej disa kohësh faktin që ishte prekur nga koronavirusi. Trajneri i Leicester City ka bërë një deklaratë surprizuese për BBC, aty ku flet për vuajtjet e mëdha që kaloi, së bashku me gruan e tij.

Mezi ecja dhe më dukej sikur po ngjisja malin e Kilimanxharos (mali më i lartë në Afrikë). Kishim një javë pushim kur do të luanim kundër Watford (14 mars). Një javë më pas fillova të luftoj kundër koronavirusit. Për tre javë radhazi nuk ndjeja dhe shijoja asgjë.

Nuk kisha pikë fuqie, në të njëjtën gjendje përfundoi edhe gruaja ime një javë më vonë. Kryem testet dhe mësuam se të dy ishim infektuar me COVID-19“, zbulon trajneri i skuadrës së vendit të tretë në Premier League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!