Disa ditë më parë disa fëmijë në kopshtin publik në qytetin e në Gramshit, u dërguan në spital pas shenjave të infektimit me salmonelë.
Gazetarja Edisona Skënderi konfirmoi për ABC News se nga rezultatet e analizave ka rezultuar se që produkti që ka shkaktuar infektimin ka qenë veza, që ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë.
Ndërkohë në një komunikim zyrtar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar se ka ndjekur rastin në fjalë dhe se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.
Reagimi i plotë;
Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.
Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.
/abcnews.al/