Infektimet nuk ulen, por qeveria holandeze është e gatshme të rihapë vendin

schedule12:33 - 10 Prill, 2021

schedule 12:33 - 10 Prill, 2021

Dhe pse numri i infektimeve ditore mbetet i lartë, Holanda po bëhet gati të rihapë çdo gjë, madje dhe stadiumet.

Në rrugët e Amsterdamit realiteti është tjetër pothuajse asnjë nuk mban maskë, dhe holandezët që testohen anë vetëm ata që duan të udhëtojnë me avion.

Nga aeroporti tek stacioni qendror është e vështirë të kuptosh atë që po ndodh. Por mjafton të ecësh pak më tutje dhe të duket se je kthyer 14 muaj prapa në kohë. Në biçikleta, trotuare, maska është një objekt i harruar dhe ata që e mbajnë thjesht e varin në qafë.

Vendi ka regjistruar 17  mijë viktima që nga fillimi i pandemisë, një mesatare infektimi e lartë me 8 mijë raste pozitive në ditë. Restorantet dhe baret janë të mbyllura me përjashtim të ndonjë fast food..

Të dielën kryeministri Rute duhet të vendosë për heqjen e disa masave. Mendohet që nga 21 prilli do të rihapen dyqanet dhe ndoshta stadiumet me kapacitet të vogël me deri në 7 mijë tifozë./abcnews.al