“Infeksioni mund të rikthehet”: Rakacolli bën paralajmërimin e fortë pas lehtësimit të masave

schedule14:22 - 6 Maj, 2020

schedule 14:22 - 6 Maj, 2020

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli paralajmëroi për një rikthim të mundshëm të epidemisë në vend nisur nga fakti se qeveria po miraton lehtësira në lëvizjen e qyetarëve si edhe në kuadër të rihapjes së ekonomisë.

Ulja e numrit të të prekurve dhe të sëmurëve ka bërë që të shtrohet pyetja se çfarë do të bëhet me spitalin “COVID2”, siç është quajtur Sanatoriumi.

Kësaj pyetjeje, Rakacolli iu përgjigj duke theksuar se me hapjen ekziston mundësia që infeksioni të shtohet sërish dhe vendimi për spitalin “COVID2” do të merret duke patur në konsideratë këtë dinamikë.

“Me hapjen e masave jemi në një moment tejet delikat që po e mionitorotjmë me shumë kujdes. Ekziston mundësia që infeksioni të rikthehet, prandaj po e vlerësojmë në kuadër të kësaj dinamike”, tha Rakacolli.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!