Dhjetëra mijëra shkolla në një provincë pakistaneze u mbyllën sot pasi një infeksion viral i syrit goditi gati 100,000 njerëz.
“Rreth 56,000 shkolla fillore dhe të mesme në provincën qendrore të Punjab duhet të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën“, tha ministri rajonal i Shëndetësisë Jamal Nasir.
Konjuktiviti viral, i njohur si syri rozë, është përhapur me shpejtësi në të gjithë krahinën.
“Gati 100,000 njerëz janë infektuar deri më tani, dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të kufizojnë kontaktin fizik dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre“, tha Nasir.
Kryeministri i Punjabit Mohsin Naqvi tha se qeveria lokale do të nxjerrë udhëzime se si të parandalohet infeksioni para të hënës./abcnews.al