Ylli Cufe, një emër i njohur në qytetin juglindor të Korçës, është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare. Ish-arbitri, i cili ka vendosur për 10 vite drejtësi në ndeshjen e Kategorisë së Parë (sot Kategoria Superiore), pësoi infarkt.
Komuniteti sportiv në Korçë ka marrë një lajm të hidhur, ndërkohë që Kolegjiumi i Arbitrave në Korçë i shpreh ngushëllimet familjarëve të Cufes.
Ndahet nga jeta ish arbitri I Kolegjiumit Korce , Ylli Cufe .
I shprehim ngushellimet me te sinqerta familjes!Posted by Kolegjumi i Arbitrave Korce on Friday, January 8, 2021
Ai ka gjykuar në elitën e futbollit shqiptar nga viti 1990, deri në vitin 2000. Në pak muaj Korça ka humbur një tjetër ish-arbitër, pasi në nëntor u nda nga jeta edhe Fidai Pupa. /abcnews.al