Industria fasone apel për ndihmë: Rrezikojmë falimentin

schedule15:35 - 17 Korrik, 2020

schedule 15:35 - 17 Korrik, 2020

Vetëm në tre muaj sektori fason në Shqipëri ka pësuar një humbje prej 130 mln eurosh.

Edvin Prençe kryetar i Pro Eksport Albania  deklaroi se ka pasur largime në masë të punonjësve pasi po përballen me rrezik të  falimentit në masë për këto sipërmarrje, ndërsa një pjesë e mirë po jetojnë vetëm për mbijetesë.

Sot i është dashur që të largujë 22mijë punonjës nga puna për shkak të pandemisë. Të gjithë fabrikat e sektorit janë në masë ekstreme të likuiditetit për të vijuar punën rreziku i falimentimit është i dukshëm. Shumica e fabrikave po punojnë për mbijetesë”, ka thënë Prençe.

Për të përballuar këtë situatë industria fasone i kërkon qevrisë ti mbështese  duke rikonceptuar kredinë sovrane.  Po ashtu kërkohet që të gjitha kontratat që do të lidhen në të ardhmen nga institucionet shtetërore për te plotesuar nevojat per produkte veshjesh dhe këpucësh të realizohen me kompanitë vendase .

“Krijimi i një programi mbështetës afatmesëm nga buxheti dhe institucionet donatore i financuar pjesërish me grante por edhe me kredi të buta, për sipërmarrjet e sektorit që kanë nevojë të riformatojnë prodhimin”, ka thënë ndër të tjera ai.  

Per vitin 2019, industri  fasone siguroi rreth 40 përqind të eksporteve të vendit me një vlerë mbi 800 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!