Industria e turizmit/ Shkollat profesionale, burim punonjësish për hotele e restorante

schedule15:24 - 9 Qershor, 2024

schedule 15:24 - 9 Qershor, 2024

Shtimi i numri të turistëve i ka kthyer nxënësit e shkollave profesionale në punonjësit më të kërkuar të kësaj industrie në vend.

“Nxënësit tanë për hir të së vërtetës duhet ta themi sa mbarojnë praktikën gjashtë muajit e parë të shkollës, pothuajse të gjitha bizneset ku ata bëjnë praktikën i punësohen sepse është kërkesa shumë e lartë për punonjës.  Është një kërkesë shumë e lartë qe reflekton edhe në rritjen e pagave në bizneset e turizmit.”, tha drejtoresha e shkollës “Antoni Athanas, Rudina Liçaj.

Në Sarandë  shkolla e mesme profesionale  “Antoni Athanas” I përgatit të rinjtë  në dy profile ku kërkesa për punonjës është e lartë, hoteleri – turizëm dhe ekonomi.

“Janë dy degë shumë të rëndësishme sepse zhvillimi i madh i turizmit vitet e fundit ka sjell nevojën për profesionist në bizneset qe janë në shërbim të turizmit,”, u shpreh Liçaj.

Drejtimi professional iu jep siguri nxënësve  për punësim të shpejtë dhe pagesë të kënaqshme.

“E mira e kësaj shkolle është sepse unë shkoj në një punë i kualifikuar, me më shumë njohuri dhe sigurisht në një moshë të vogël paguhem si i kualifikuar.”, u shpreh me tej Liçaj.

Shkollat profesionale po plotësojnë nevojat e bizneseve në Sarandë  për punonjës të kualifikuar  në sektorin e shërbimeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!