Indrit Tuci: E dija që do shënoja kundër Hajduk, tani të mundim Istra

schedule11:39 - 24 Qershor, 2020

schedule 11:39 - 24 Qershor, 2020

Indrit Tuci, sulmuesi i Lokomotiva Zagreb, shënoi një gol shumë të rëndësishëm kundër Hajduk Split. Djaloshi nga Mirdita kishte parë t’i anulohej një gol për pozicion jashtë loje, por në aksionin pasardhës portieri kundërshtar nuk mund ta ndalte dot.

Tuci, për faqen zyrtarë të klubit të tij, fillimisht thotë: “Edhe pas golit të anuluar, e dija që do të shënoja përsëri. Është një ndjenjë fantastike të shënosh në një ndeshje aq të rëndësishme dhe të madhe. Shpresoj të shënoj edhe shumë gola të tjerë në të ardhmen”.

Istra është kundërshtari i radhës për Lokomotivën e Zagrebit, një ekip që i zgjon kujtime të bukura sulmuesit. Në Pula na duhen vetëm tre pikët, por jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë. Ne do bëjmë gjithçka që ta realizojmë objektivin tonë.

Kam shënuar golin e parë kundër Istra me ekipin e madh, por në ndeshjen e nesërme pak rëndësi ka kush e gjen rrugën e rrjetës. Vetëm fitorja ka rëndësi”, thotë Tuci, i cili në fund ka edhe një mesazh falënderimi për tifozët e skuadrës së tij.

“Nuk mund të lë pa falënderuat tifozët, të cilët na përkrahën dhe krijuan një atmosferë madhështore në ndeshjen kundër Hajduk Split. Për ne ajo mbështetje do të thotë shumë”, mbyll Tuci, i cili është edhe pjesë e Shqipërisë U21. /abcnews.al