Indrit Çullhaj, 16 vite kampion i Shqipërisë në Xhudo: Dua të marr pjesë në lojërat Olimpike në Paris 2024

schedule09:38 - 16 Tetor, 2023

schedule 09:38 - 16 Tetor, 2023

Sportisti shqiptar me 124 medalje ndërkombëtare në Xhudo, Indrit Çullhaj, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, foli për ëndrrën e tij për të qenë kampion europe dhe bote.

Gjatë kësaj interviste ai ka treguar se puna e vazhdueshme ka bërë që ai të sjellë rezultate shumë të mira, ndërsa u shpreh se synon që të marrë pjesë në lojërat Olimpike në Paris në 2024.

“Xhudo është sport luftarak. Përfshin mundjen klasike, pothuajse të gjitha llojet e sportit, përjashtuar goditjet. Xhudo është futur edhe nëpër shkolla. Isha në olimpiadë në Tokyo. Dua të marr pjesë në lojërat Olimpike në Paris 2024. Fizikisht jam shumë mirë. Prej 14 vitesh jam me medalje në Ballkan. Në Ballkan e fundit u ndesha me kampionin e Europës”, ka shprehur ndër të tjera sportisti Çullhaj.

/acbnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!