Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, ka vendosur të falë dhjetëra mijëra të burgosur, përfshirë aktivistë të dënuar për shpifje, si dhe ata që u burgosën në pjesën lindore të vendit, në provincën e Papuas, për kritikat ndaj Qeveria, njoftoi ministri i Drejtësisë Supratman Agtas.
Sipas tij, rreth 44,000 të burgosur në të gjithë vendin mund të falen për të lehtësuar problemin e mbipopullimit në burgje, shkruan Reuters.
Ky numër përfaqëson rreth 30 për qind të të gjithë të burgosurve në vend. Personat e dënuar për shpifje dhe gjuhë të urrejtjes do të falen, përfshirë ata të akuzuar për shpifje ndaj presidentit. Gjithashtu, rreth 18 aktivistë që u burgosën për kritikat ndaj qeverisë ose organizimin e protestave në Papua do të lirohen, tha Andi Agtas.
Gjithashtu, nga institucionet penale do të lirohen të dënuarit për lëndë narkotike, por jo tregtarë, si dhe të burgosurit që vuajnë nga sëmundje kronike si HIV-i./abcnews.al