Indonezia nxjerr në shitje varësen me eukalipt si një mjekim efikas kundër Covid-19

schedule15:23 - 9 Korrik, 2020

schedule 15:23 - 9 Korrik, 2020

Mes skepticizmit të shkencëtarëve dhe habisë së opinionit publik, ministry i agrokulturës në Indonezi ka hedhur në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar një varëse me eukalipt, e cila promovohet si një mjekim efikas kundër koronavirusit, shkruan The Guardian.

Ministri indonezian deklaroi se varësja mund të vrasë 42 për qind të virusit nëse mbahet për 15 minuta ose 80 për qind të virusit nëse mbahet për gjysëm ore.

Fillimisht reklama e këtij produkti flet vetëm për varëse, po minsitria paralajmëron se shumë shpejt ky mjekim do të jetë dhe në formë spraj dhe kremi.

Reagimi i opinionit publik në rrjetet sociale nuk ka vonuar, dhe shumë kanë risjellë dhe njëherë në vëmendje deklaratat e ministrit të shëndetësisë i cili në muajin mars shprehej se vendi i tij me 200 milion banorë kishte shpëtuar nga Covid-19 si pasojë e pushtetit të lutjes.

Ndërsa aktualisht në vend të infektuarit janë 65 mijë dhe viktimat 3200.

Por minsitri i agrokulturës këmbëngul se pluhuri i eukaliptit mund të dëmtojë strukturën e proteinës kryesore të virusit në mënyrë që të vështirësojë shumëfishimin e tij

Por pas reagimeve të shumta ministri është tërhequr duke thënë se produkti i përshkruar si anti-koronavirus ishte vetëm një skemë dhe varësja në fotografi ishte një prototip i thjeshtë, një aksesor për terapinë e aromës. Ai shpjegoi se kishte përdorur termin anti-virus për të tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve./abcnews.al