Indonezia ka marrë dërgesën e saj të parë të vaksinës së koronavirusit nga Kina të dielën.
Lajmin e konfirmoi Presidenti Joko Widodo, ndërsa qeveria po përgatit një program vaksinimi masiv në të gjithë vendin.
Vaksina ende duhet të vlerësohet nga agjencia e ushqimit dhe ilaçeve në vend ndërsa administrata e tij përgatitet ta shpërndajë atë nëpër arkipelagun e gjerë me 270 milion njerëz, tha Widodo. /abcnews.al